Skenarët e mundshëm që e kualifikojnë Shqipërinë nga grupi - Gazeta Express
string(58) "skenaret-e-mundshem-qe-e-kualifikojne-shqiperine-nga-grupi"

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 19:02

Skenarët e mundshëm që e kualifikojnë Shqipërinë nga grupi

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 19:02

Kombëtarja e Shqipërisë mori 1 pikë të vyer kundër Kroacisë gjatë ditës së sotme.  

Barazimi 2 me 2 mban aktualisht “kuqezinjtë” në vendin e tretë në grupin B, pasi Kroacia ka golavarazh më të dobët.

Por cilat janë skenaret që kualifikojnë Shqipërinë? Më i sigurti është fitorja kundër Spanjës.

Në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte të sigurt kualifikimin.

Duke grumbulluar 4 pikë, djemtë e drejtuar nga Sylvinho mund të kalojnë më tej dhe si vend i dytë, teksa gjithçka varet nga Italia.

Skenari tjetër është nëse Shqipëria barazon apo mbetet me 1 pikë.

Renditja me skuadrat e vendeve të treta çon 4 nga 6 grupet. Aktualisht, Kombëtarja shqiptare ka 1 ndeshje më shumë se përfaqësuese të tjera dhe rënditet e dyta nga gjashtë skuadra.

Kujtojmë se Kombëtarja luan takimin e radhës kundër Spanjës më 24 qershor. Ndeshja merr jetë në 21:00 në Duseldorf./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement