Skuadra e Interit del nga izolimi - Gazeta Express
string(33) "skuadra-e-interit-del-nga-izolimi"

Gazeta Express

23/03/2020 17:30

Skuadra e Interit del nga izolimi

Gazeta Express

23/03/2020 17:30

Asnjë lojtarë nuk ka pasur simptoma të koronavirusit dhe të gjithë janë të pastër për të dalë dhe blerë në markete në këto ditë karantine

E gjithë skuadra e Interit ka qenë e mbyllur për dy javët e fundit pas derbit të Italisë me Juventusin me 8 mars, pas të cilës sfidë u zbulua se Daniele Rugani është infektuar me COVID-19.

Sido që të jetë, sipas Calciomercato.com asnjë lojtarë i Interit nuk ka treguar simptoma të virusit gjatë kohë së izolimit dhe ata tani janë të lirë për të dalë nga shtëpitë e tyre, qoftë për të blerë për të ngrënë, apo edhe në barnatore.

Ata s’do të jenë në gjendje ende të nisin stërvitjet, pa dhënë dritën e gjelbër Qeveria e Italisë që po përballet me krizë të madhe të koronavirusit, që ka shkaktuar mbi 5 mijë vdekje dhe numri vazhdon të rritet.

Serie A kishte njoftuar se stërvitjet mund të fillojnë në fillim të prillit, por ende s’ka një datë zyrtare, duke parë që situata vazhdon të jetë kritike në Itali. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement