Slloveni-Danimarkë, Eriksen rikthehet në kompeticionin ku gati kishte humbur jetën - Gazeta Express
string(81) "slloveni-danimarke-eriksen-rikthehet-ne-kompeticionin-ku-gati-kishte-humbur-jeten"

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 17:03

Slloveni-Danimarkë, Eriksen rikthehet në kompeticionin ku gati kishte humbur jetën

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 17:03

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Sllovenisë dhe Danimarkës, e vlefshme për grupin C në Kampionatin Evropian.

Këto dy ekipe, së bashku me Anglinë dhe Serbinë që luajnë në mbrëmje e përbëjnë grupin e tretë të Euro 2024.

Si Sllovenia, ashtu edhe Danimarka do të kërkojnë me çdo kusht fitoren sot.

Nga minuta e parë për Danimarkën do të startojë edhe Christian Eriksen, i cili rikthehet në kompeticionin ku tri vite më herët gati sa nuk e kishte humbur jetën.

Mesfushori danez kishte pësuar sulm kardiak në ndeshjen e parë të Evropianit të vitit 2021, në duelin ndaj Finlandës.

Fatmirësisht, Eriksen shpëtoi dhe shpejt u rikthye edhe në fushat e blerta.

E sot, ai do të startojë në ndeshjen e parë të Danimarkës në Euro 2024.

Formacionet zyrtare:

Advertisement
Advertisement
Advertisement