string(57) "smundi-te-pajisej-me-viza-trepca-e-humb-lojen-ne-tavoline"

Basketboll

Gazeta Express

14/11/2024 12:32

S’mundi të pajisej me viza, Trepça e humb lojën në tavolinë

Basketboll

Gazeta Express

14/11/2024 12:32

Klubet dhe sportistët kosovarë po vazhdojnë të përballen me probleme të vizave, përkundër liberalizimit…

Me një problem të tillë u ballafaqua së fundmi edhe klubi i basketbollit, Trepça.

Lexo Edhe:

Në fakt, “Xehetarët” e humbën me rezultat zyrtar, 0:20 ndeshjen ndaj ekipit Caledonia Gladiators, shkruan “Gazeta Express”.

Mitrovicasit nuk mundën të udhëtonin drejt Skocisë pasi nuk u pajisën me viza të Mbretërisë së Bashkuar.

Fillimisht, FIBA njoftoi se ndeshja ishte pezulluar dhe pritej të gjendej një zgjidhje për zhvillimin e takimit të vlefshëm për FIBA Europe Cup.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe befasisht kjo ndeshje, e cila ishte paraparë të zhvillohej të mërkurën mbrëma, u regjistrua me rezultat zyrtar për ekipin skocez.

Ky pa dyshim është një rast i paprecedent dhe mitrovicasit është dashur të ankohen pasi në këtë rast s’kishin pikë faji për moszhvillimin e lojës.

Sidoqoftë, Trepça e mbylli eksperiencën në këtë garë me gjashtë humbje nga po aq ndeshje në Grupin H, duke i grumbulluar pesë pikë, pasi në humbjen me rezultat zyrtar nuk i takon asnjë pikë. /Gazeta Express/