Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është pjesë e panelit të sontëm të Favoritit, që transmetohet në T7.
Ai ka dhënë mendimin e tij rreth ngjarjes së ndodhur në Beograd, shkruan Gazeta Express.
“Pas largimit të simboleve shtetërore, FFK-ja e FSHF-ja së bashku është dashur të reagojnë, për të dalë një reagim më i fuqishëm dhe më i zëshëm që do të dridhte edhe presidentin e UEFA-s”, thotë Sokoli.
“Kjo ndodhi edhe prej mosdijes për të reaguar në situata të tilla, edhe pse përballemi me provokime të shumta viteve të fundit”, përfundoi ai./GazetaExpress/