Solskjaer: Pogba s’do të largohet këtë verë - Gazeta Express
string(41) "solskjaer-pogba-sdo-te-largohet-kete-vere"

Gazeta Express

12/03/2020 8:40

Solskjaer: Pogba s’do të largohet këtë verë

Gazeta Express

12/03/2020 8:40

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka insistuar se Paul Pogba do të mbetet në Old Trafford edhe sezonin e ardhshëm, duke lënë të kuptohet se Djajtë e Kuq nuk do ta shesin francezin këtë verë.

Pas shumë muajve spekulime për të ardhmen e tij, mesfushori francez pritej të largohet nga Old Traffordi në fund të këtij sezoni, pasi që ai hyn në dy vjetët e fundit të kontratës së tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, DailyMail raporton se Pogba e sheh të ardhmen e tij në Manchester United dhe do të rrinte në Old Trafford më kënaqësi edhe përtej këtij sezoni, madje duke qenë edhe i gatshëm ta zgjasë kontratën aktuale.

Këtë pretendim e konfirmoi edhe trajneri Solskjaer në konferencën për shtyp pas fitores me rezultat 5:0 kundër Lask Linzit në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Evropës.

“Pauli është lojtari ynë. Ai i ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij, një vit plus opsionin për një tjetër”, tha Solskjaer.

“Po, ju mund të prisni që Pogba do të jetë këtu sezonin e ardhshëm”.

Mënyra se si Manchester Unitedi e përfundon sezonin, veçanërisht nëse Djajtë e Kuq arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve, pritet ta ketë një ndikim të madh në vendimin e Pogbas për të ardhmen e tij këtë verë.

Real Madridi dhe Juventusi ishin përfolur si dy opsionet favorite për Pogban gjatë verës së kaluar. Pogba dhe agjenti i tij, Mino Raiola, i kishin nxitur shpeshherë vetë këto spekulime me deklaratat e tyre.

Megjithatë, 26-vjeçari – i cili ka luajtur vetëm në tetë ndeshje këtë sezon shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës – thuhet se dëshiron ta dëshmojë vlerën e tij të vërtetë në skuadër dhe beson se mund ta luajë ende një rol të madh në tentimin për të sjellë suksese në “Teatrin e Ëndrrave”.

Pogbas i ka bërë më së shumti përshtypje ndikimi që portugezi Bruno Fernandes e ka pasur në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer dhe ai beson se mund ta krijojë një partneritet emocionues në mesfushë me të. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement