Sommer komenton mundësinë e përballjes me Italinë - Gazeta Express
string(49) "sommer-komenton-mundesine-e-perballjes-me-italine"

Sport

Gazeta Express

24/06/2024 14:30

Sommer komenton mundësinë e përballjes me Italinë

Sport

Gazeta Express

24/06/2024 14:30

Pasi e mbyllën fazën e grupeve të EURO 2024 në vend të dytë të Grupit A pas Gjermanisë kryesuese, portieri i Zvicrës Yann Sommer deklaroi se do të ishte bukur nëse në raundin e të 16-ve do të përballeshin më Italinë.

Ai tha për mediet pas barazimit 1-1 ndaj Gjermanisë, se bënë një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ndeshje e mirë, shpirt i madh kundër një kundërshtari shumë të fortë. Të kishim Italinë përballë në raundin tjetër, do të ishte mirë, apo jo? Do të përgatitemi sa më mirë. Unë njoh shumë lojtarë të Italisë, do të ishte kënaqësi”, deklaroi Sommer.

Advertisement
Advertisement
Advertisement