Heung-Min Son ka lënë pas dëmtimin në gju, madje ka zbritur në fushë por këtë herë jo me skuadrën e Tottenham Hotspur as me kombëtaren e Koresë së Jugut, por me trupat e Marinës në vendlindjen e tij.
Sulmuesi i skuadrës londineze për shkak të ndaljes së futbollit për shkak të emergjencës së koronavirusit, është detyruar t’i përgjigjet pozitvisht thirrjes së shtetit të tij për të kryer një trajnim një mujor me trupat e Marinës në ishullin Jeju të Koresë së Jugut.

Stërvitja e ashpër ka nisur ditën e sotme, teksa është zhvilluar edhe një ndeshje futbolli.
Ylli i Spurs ka marrë pjesë në të dhe ndeshja është zhvilluar me dyer të mbyllura për të respektuar protokollet qeveritare për të parandaluar përhapjen e epidemisë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...