Interi dhe Milani do të përballen sonte në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
“Nerazzurri” dhe “Rossoneri” barazuan në duelin e parë gjysmëfinal me rezultat 1:1, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërsa sonte, në ndeshjen që do të nisë prej orës 21:00, dy ekipet e synojnë biletën që çon në finalen e madhe të këtij trofeu prestigjioz.
Të dy ekipet do të kenë mungesa, por jo të lojtarëve kryesorë, prandaj edhe “Derby della Madonnina” sonte pritet të jetë mjaft i zjarrtë.
Në gjysmëfinalen tjetër, nesër mbrëma do të përballen Bologna me Empolin.
Lojën e parë e kishin fituar bolognezët në udhëtim me rezultat të pastër, 3:0, prandaj edhe shihen si favoritë absolutë për ta prekur finalen. /Gazeta Express