string(105) "sorensen-pas-takimit-me-gjuriq-e-petkoviq-patem-diskutim-te-mire-rreth-perpjekjeve-per-perparim-ne-dialog"

Sorensen pas takimit me Gjuriq e Petkoviq: Patëm diskutim të mirë rreth përpjekjeve për përparim në dialog

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 13:27

Peter Sorensen, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas vizitës që ai ka zhvilluar në shtetin serb ku është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq si dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq.

Sorensen, në takimet me këta të dy, ka thënë se ka pasur diskutimet të mira rreth përpjekjeve të fundit në përparimin në dialog.

Lexo Edhe:

‘‘Vazhdova vizitën time pune në Beograd me takime me Ministrin e Punëve të Jashtme Marko Djuric, Ministrin për Integrim Evropian @nstarovic dhe Kryenegociatorin @PetkovicPetar. Patëm diskutime të mira rreth përpjekjeve të fundit dhe fushave ku mund të ketë përparim në Dialog’’, ka thënë ai. /GazetaExpress