string(27) "sot-festa-e-kurban-bajramit"

Ballina

Gazeta Express

28/06/2023 8:55

Sot festa e Kurban Bajramit

Ballina

Gazeta Express

28/06/2023 8:55

Besimtarët Myslimanë anembanë botës festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si festa e sakrificës.

Mijëra besimtarë sot në mëngjes u mblodhën nëpër xhami për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë, krerët e Bashkësive fetare kanë përcjell mesazhe urimi.

Lexo Edhe:

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri. Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”,-ishte lutja e kreut të Komunitetit Musliman në Shqipëri, Bujar Spahiu.

“Në këtë ditë të madhe të Festës së Kurban Bajramit, më lejoni që nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të vendit tonë, në emër të organeve dhe institucioneve të saja dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve në vend dhe jashtë vendit ku do që jetojnë dhe veprojnë, u shpreh urimet tona duke e lutur Allahun Fuqiplotë t’i pranojë lutjet tona, kurbanet tonë, haxhin nga haxhilerët që janë duke e kryer si dhe të gjitha ibadetet tona të bëra gjatë këtyre ditëve të bekuara,” deklaroi Shaqir Fetahu, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninëe Veriut.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava përcolli mesazhe unifikimi duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njrerëzit.

“Sot në këtë ditë të madhe, ditën e Arafatit, kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj, dhe në emër tim të iu bashkëngjitëm lutjeve e adhurimeve të besimtarëve të myslimanë, që sot gjenden në rrafshnaltën e Arafatit… Në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota që sot gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët tanë nga Kosova dhe viset tjera, të cilët në formën më të mirë, me lutje e adhurim, të përkushtuar, pa dallim statusi shoqëror, shprehin përkushtimin e tyre ndaj krijuesit”, ka deklaruar Tërnava.

Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.(INA)