Sot na presin dy ndeshje në basketboll, vëmendja tek Peja – Prishtina - Gazeta Express
string(66) "sot-na-presin-dy-ndeshje-ne-basketboll-vemendja-tek-peja-prishtina"

Basketboll

Gazeta Express

23/03/2024 12:29

Sot na presin dy ndeshje në basketboll, vëmendja tek Peja – Prishtina

Basketboll

Gazeta Express

23/03/2024 12:29

Gjatë kësaj të shtune në program do të jenë dy ndeshje në elitën e basketbollit kosovar.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në ‘’Karagaq’’, aty ku Peja e zhvillon derbin ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të javës së 27-të, njëherësh të parafundit për edicionin e rregullt.

Peja është duke luftuar për ta siguruar pozitën e dytë dhe me një fitore eventuale do ta arrinte atë.

Pejanët kanë presion nga Ylli që është i treti. Kurse, Prishtina gjendet e katërta në tabelë dhe nga ajo pozitë do ta mbyll stinorin e rregullt.

Në duelet direkte, dy fitore i kanë pejanët e një tjetër kryeqytetasit.

Kjo ndeshje luhet nga ora 20:00, e bashkë me të po atë ditë, por nga ora 17:00, Trepca e pret Bashkimin.

Mitrovicasit shkojnë në ‘’Play Off’’ nga pozita e parë, derisa prizrenasit me fitoren në mesjavë dolën të pestit në tabelë.

24 fitore e vetëm dy humbje për xehetarët me një super sezon, derisa portokallinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement