Sot ndeshja e dytë çerekfinale, Bashkimi - Trepça - Gazeta Express
string(46) "sot-ndeshja-e-dyte-cerekfinale-bashkimi-trepca"

Sport

Gazeta Express

09/04/2023 8:33

Sot ndeshja e dytë çerekfinale, Bashkimi – Trepça

Sport

Gazeta Express

09/04/2023 8:33

Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerkfinale në Superlitën e Kosovës, mes Bashkimit dhe Ttrpçës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “13 Qershori” të Suharekës, shkruan Gazeta Express.

Takimin e parë e fituan mitrovicasit me rezultatin e ngushtë, 92:88.

Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën, që e mbylli si kampione sezonin e rregullt

Kujtojmë se skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.

Çifti tjetër i fazës gjysmëfinale u përcaktua dje, me Golden Eagle Yllin që do të takohen me Pejën.

Ylli eliminoi Vëllaznimi duke i fituar të dy ndeshjet ndaj tyre. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement