string(63) "sot-ne-oren-1205-ne-kryeqytet-testohet-sistemi-i-alarmit-publik"

Sot në orën 12:05 në kryeqytet testohet sistemi i alarmit publik

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 7:53

Komuna e Prishtinës sot do të testojë sistemin e alarmit publik në orën 12:05.

Gjatë këtij testimi, do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda, tha Komuna.

Lexo Edhe:

Testimi i tij është rutinë dhe bëhet me qëllim që të verifikohet sa ëshë funksional dhe efektiv në rast të emergjencave.

Njoftimi i plotë i komunës:

Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit

Ju informojmë se të shtunën, më 26 Prill 2025, në orën 12:05, do të realizohet testimi i Sistemit të Alarmit Publik në Kryeqytet.

Gjatë këtij testimi, do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Ky është vetëm një test rutinë me qëllim që të verifikohet funksionaliteti dhe efektiviteti i sistemit në rast emergjence.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!