string(109) "sot-rrebeshe-shiu-por-smungojne-intervalet-me-diell-parashikimi-i-mendim-rugoves-per-motin-diteve-te-ardhshme"

Sot rrebeshe shiu, por s’mungojnë intervalet me diell, parashikimi i Mendim Rugovës për motin ditëve të ardhshme

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 8:13

Rrebeshe shiu parashihet të ketë sot pasdite, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se nga e hëna “vransirat shpërndahen” dhe “shfaqen kushte të motit më stabil, me kthjellime e intervale më të gjata me diell nga dita e martë”.

Lexo Edhe:

“Temperaturat zbresin deri në 16C e 18C, nga dita e mërkurë shënojnë rritje deri në 20C e 22C. Minimalet në ndërkohë mund të zbresin deri në 3C e 4C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat ndryshojnë drejtimin e frynë nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-11m/s”.

Sot pritet të ketë edhe qarkullim më të mirë ajror, i cili pritet ta përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Mendim Rugova parashikon mor më të qëndrueshëm me më shumë kthjellime javën e ardhshme dhe javën e parë të majit.

Në ditët e para të majit ai tha se temperaturat do të shkojnë mbi 20 gradë celsius.

Nga fundjava e parë e majit ai tha se “mund të ketë destabilizim të motit me rrebeshe e bubullima”, por temperaturat do të sillen përreth vlerave normaleve.