string(81) "sot-ska-takim-konsultativ-haradinaj-zbulon-cfare-kerkonte-dehari-ne-takimet-tjera"

Sot s’ka konsulta, Haradinaj zbulon çfarë kërkonte Dehari në takimet tjera

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 10:12

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, u është drejtuar gazetarëve teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se situata s’ka ndryshuar dhe se partia e tij s’do ta votojë Albulena Haxhiun e VV’së për kryetare të Parlamentit.

Lexo Edhe:

Ai megjithatë ka thënë se AAK do të votonte për një emër tjetër të partisë së Kurtit.

Haradinaj është pyetur nëse ka pasur ftesë nga VV për një marrëveshje dhe përgjigja e tij ka qenë negative.

Duke komentuar rreth takimeve konsultative që i ftonte Avni Dehari, Haradinaj ka thënë se ato ka qenë për të “mirëmbajtur procesin”.