Sot super derbi në basketboll, Peja përballë Yllit - Gazeta Express
string(49) "sot-super-derbi-ne-basketboll-peja-perballe-yllit"

Basketboll

Gazeta Express

25/09/2022 11:53

Sot super derbi në basketboll, Peja përballë Yllit

Basketboll

Gazeta Express

25/09/2022 11:53

Java e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Përballja kryesore zhvillohet në “Karagaçi” ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Pejanët janë kampionë të Ligës Unike, kurse therandasit kampionë të Kosovës. Peja ka dy fitore në këtë edicion, kurse Ylli dy humbje.

Takimi pritet të jetë mjaft interesant, siç ka ndodhur në takimet e fundit mes tyre.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është derbi i Prizrenit mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit.

Bashkimi ka një fitore e një humbje, kurse Ponte dy humbje në dy ndeshjet e para.

E diel

17:00 Peja – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Ponte Prizreni 

Advertisement
Advertisement
Advertisement