Sot luhen edhe dy ndeshjet e fundit të fazës së rregullt të sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takim shumë interesant shihet ai Bashkimit dhe Pejës, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për fitore.
Prizrenasit janë në vendin e parë me 19 fitore e tetë humbje, ndërsa verdhezinjtë kanë 14 fitore e 13 humbje.
Java 28 mbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës në Gjakovë, apo finalistëve të Ligës Unike, që kishte përfunduar me triumfin e skuadrës kuqezi.
Vëllaznimi ka 13 fitore e 14 humbje, kurse bardhekaltrit janë në pozitën e tretë me 16 fitore e 11 humbje.