Paulo Sousa është rrëfyer për mikrofonët e Tuttosport, duke zbuluar ëndrrën e tij për të drejtuar Juventus-in. Ish-trajneri i Fiorentina-s, tani te Bordeaux ka pranuar dëshirën për të provuar të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në drejtim të një skuadre të madhe.
“Kam ëndërruar gjithmonë një skuadër që të më lejonte të punoja me kampionë dhe të provoja të fitoja. Dhe Juventus është padyshim e tillë. Por nuk do të doja kurrë që të shkoja atje për shkak të miqësisë sime me Andrea-n”, ka thënë Sousa.
“E di se në raste të caktuara funskionon ështu, por jo për mua. Do të më pëlqente një ditë ta meritoja stolin sepse besojnë se unë mund të jap diçka”.
Në lidhje me bashkëkombësin Cristiano Ronaldo: “Kur e mori Juventus kam menduar menjëgerë: janë bërë njëri për tjetrin. Të njëjtën kulturë pune, të njëjtin mentalitet, të njëjtin organizim me një objektiv të veetëm: fitorja. Një martesë perfekte do të thoja”.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...