string(50) "southamptoni-skuadra-e-pare-qe-bie-nga-premierliga"

Southamptoni, skuadra e parë që bie nga Premierliga

Sport

Gazeta Express

06/04/2025 17:21

Southamptoni është skuadra e parë që ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pas disfatës që e pësoi të dielën nga Tottenhami në udhëtim. 

Tottenhami e fitoi ndeshjen e xhiros së 31-të të Premier Leagues me rezultatin 3:1. 

Lexo Edhe:

Deri në fund të kampionatit elitar në Angli kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur. 
Southamptoni është në vendin e fundit me 10 pikë, me 23 gola të shënuar e 74 të pranuar. 

Për rënien e Southamptonit në “Championship” ka ndikuar edhe fitorja e Ëolverhamptonit ndaj Ipsëichit të shtunën, 2:1. 

Ëolverhamptoni ka 32 pikë në vendin e 17-të, që është i fundit që siguron mbetjen në Premier League. Diferenca e pikëve mes Ëolvesit dhe Southamptonit është 22 pikë. 

Brennan Johnson i shënoi dy golat e parë për Tottenhamin në pjesën e parë. 

Mateus Fernandes realizoi për Southamptonin në minutën e 90-të, ndërsa rezultati 3:1 u vendos në minutën e 95-të, me golin e Mathys Tel nga penalltia. 

Tottenhami ka 37 pikë në mesin e tabelës.