string(55) "spak-ankimoi-hetimet-per-xhacken-shtyhet-seanca-ne-apel"

SPAK ankimoi hetimet për Xhaçkën, shtyhet seanca në Apel

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 13:27

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë për më 8 maj seancën për ankimin qe ka bërë SPAK lidhur me mosfillimin e hetimeve për ish-minstren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçin.

Lexo Edhe:

Shkak është bërë mungesa e një avokateje, e cila kishte njoftuar që nuk vinte dot. Pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, organi i akuzës ankimoi vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.

Organi i akuzës ndër të tjera sqaron se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.

Në ankimin që SPAK ka depozituar në shkallën e dytë të gjyqësorit, thotë se çështja e hetuar më herët nga prokuroria ka kaluar në filtrin e Gjykatës së Posaçme gjatë gjykimit të çështjes penale nr 189/2023 në seancë paraprake.