string(45) "spak-sekuestron-miliona-euro-pasuri-ne-tirane"

SPAK sekuestron miliona Euro pasuri në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

27/04/2025 11:15

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe mashtrim kompjuterik.

Hetimet pasurore zbuluan një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme. Sipas SPAK, pasuritë janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Lexo Edhe:

Vlera totale e pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi kap shifrën e rreth 1.9 milionë eurove dhe mbi 33 milionë lekëve, përfshirë apartamente, vila, truall, pemëtore, njësi tregtare, garazhe dhe llogari bankare.

Ndër pasuritë e sekuestruara rezultojnë një vilë 3-katëshe në Selitë, njësi tregtare në Rrugën e Kavajës, disa apartamente në Tiranë, Durrës e Kavajë, si dhe pasuri të lidhura me personat afër tyre. Gjithashtu, është sekuestruar edhe subjekti tregtar “Wood Land” sh.p.k në pronësi të Erjon Kasmit.