Spanja fiton dhe kualifikohet, e mban Shqipërinë ende në lojë - Gazeta Express
string(60) "spanja-fiton-dhe-kualifikohet-e-mban-shqiperine-ende-ne-loje"

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 22:54

Spanja fiton dhe kualifikohet, e mban Shqipërinë ende në lojë

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 22:54

Spanja ka arritur të arkëtojë tre pikët e radhës, kështu edhe duke gjetur kualifikimin tutje në 1/8 e finales.

Kombëtarja spanjolle e mposhti Italinë me rezultat minimal prej 1-0, duke e mbajtur po ashtu edhe Shqipërinë ende në lojë, shkruan “Gazeta Express”.

Në një ndeshje ku “Stuhia e Kuqe” pati disa raste të mira shënimi, e dominoi ndeshjen, duke limituar sulmet e Italisë përgjatë 90 minutave.

Golin për Spanjën e shënoi mbrojtësi italian, Calafiori, i cili gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e portierit, Gianluigi Donnarumma.

Spanja ka 6 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Italia mbetet në kuotën e tri pikëve.

Në këtë grup është edhe Shqipëria, e cila ka një pikë, aq sa ka edhe Kroacia./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement