string(99) "spd-aprovon-marreveshjen-e-koalicionit-hapet-rruga-qe-merz-te-konfirmohet-kancelar-javen-e-ardhshme"

SPD aprovon marrëveshjen e koalicionit, hapet rruga që Merz të konfirmohet kancelar javën e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:34

Anëtarët e partisë SPD në Gjermani kanë miratuar marrëveshjen e koalicionit me  një “po” dërrmuese nga 84.6% e atyre që votuan.

15.4% votuan kundër, me 56% pjesëmarrje, tha SPD në një përditësim në mediat sociale.

Lexo Edhe:

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch tha se “në këto kohë shumë të vështira në politikën globale, ne mbajmë përgjegjësi për sigurinë tonë, për rritjen ekonomike, punë të sigurta dhe mundësi të barabarta”, raportoi Reuters.

Miratimi hap rrugën që Friedrich Merz të konfirmohet si kancelar i ardhshëm gjerman javën e ardhshme./Express/