string(108) "sprova-e-taravarit-asnjehere-skam-pasur-lakmi-per-pushtet-pavaresisht-se-eshte-shume-e-veshtire-ti-rezistosh"

Gazeta Express

13/04/2025 23:33

Sprova e Taravarit: Asnjëherë s’kam pasur lakmi për pushtet pavarësisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh

Gazeta Express

13/04/2025 23:33

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se asnjëherë nuk ka pasur lakmi për pushtet, edhe pse siç shton Taravari është shumë vështirë t’i rezistosh.

Ai politikën e përshkruan si formulë të thjeshtë.

Lexo Edhe:

Statusi i plotë.

Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet pavarsisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij. Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë:

Cfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë?!?!?!

Ky ishte sistemi që kishte paralizuar shoqërinë tonë dhe ndaj kategorikisht nuk na lejohet ta përjetojmë!

Dhe sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh!

Ne mund të jemi emrat e njëjtë por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara që më thjesht do të thotë:

Rehatojmë kurrizin tonë mbi kurrizin e popullit!