string(109) "stabiliteti-i-rajonit-komandanti-i-kfor-it-ne-beograd-takon-shefin-e-forcave-serbe-dhe-ambasadoret-e-qunit-it"

Stabiliteti i rajonit, Komandanti i KFOR-it në Beograd, takon shefin e forcave serbe dhe ambasadorët e QUNIT-it

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 17:21

KFOR ka njoftuar se komandanti Enrico Barduani ka qëndruar sot në Beograd ku është takuar me Komandantin e forcave serbe, Milan Mojsilovic, takim që ka ardhur pas atij të fundit të mbajtur në tetor 2024, shkruan Gazeta Express.

Barduani ka thënë se KFOR ka një bashkëpunim të gjatë me forcat e armatosura serbe dhe se si komandant qëndron i përkushtuar plotësisht për të vazhduar bashkëpunimin, dialogun dhe për të ndarë informacione për përfitime të përbashkëta, meqë këto janë çelësi për stabilitetin e rajonit.

Lexo Edhe:

“Ne kemi një bashkëpunim të gjatë me Forcat e Armatosura Serbe dhe unë jam plotësisht i përkushtuar për të ndërtuar mbi këtë gjatë gjithë pjesës tjetër të mandatit tim; bashkëpunim të vazhdueshëm, dialogu dhe shkëmbimi i informacionit janë të dobishme për të dyja palët dhe janë çelësi i stabilitetit rajonal”, theksoi Komandanti i KFOR-it.

Ai gjithashtu ka takuar edhe përfaqësuesit diplomatik të vendeve të QUINT-it, ambasadorin e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe shefin e Zyrës së BE-së.

“Ai i informoi ata mbi aktivitetet e KFOR-it dhe mbi bashkëpunimin e vendosur të misionit me Komunitetin Ndërkombëtar, duke përfshirë edhe mbështetjen e palëkundur për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR thotë se këto takime ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor./GazetaExpress/