Numri i personave me mbipeshë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka stagnuar, por numri i personave që kanë mbipeshë të theksuar është rritur.
Statistikat e agjencisë qeveritare amerikane CDC kanë treguar se në mes të muajit gusht të vitit 2021 dhe gushtit të vitit 2023, norma e personave me mbipeshë ishte afërsisht 40.3 për qind.
Në vitin 2020 norma e personave me mbipeshë ishte 41.9 për qind, shkruan New York Post.
Diferenca e përqindjes të stagnimit të normës është shumë e vogël për t’u konsideruar si ndryshim për epideminë e SHBA-së, po megjithatë shënon dallim nga vitet e kaluara.
Që nga viti 2011, raportet e CDC-së gjithnjë kanë treguar rritje të numrit të normës së mbipeshës tek të rritur në SHBA.
Për më tepër, numri i personave me mbipeshë të theksuar vazhdon të rritet ani pse numri i përgjithshëm i atyre me mbipeshë po zbret. Sipas të dhënave, mosha mesatare e personave me mbipeshë nuk ka ndryshuar shumë ndër vite.
Sipas raportit të CDC-së, nga vitet 2013-2014 deri në muajin gusht 2021 dhe gusht 2023, numri i atyre me mbipeshë të theksuar ka shënuar rritje nga 7.7 për qind në 9.9 për qind.
Individët që numrin e indeksit të masës trupore e kanë 30 apo më shumë, konsiderohen si persona me mbipeshë apo obezë. Individët që këtë numër e kanë 40 apo më shumë, konsiderohen si persona me mbipeshë të rëndë, apo me obezitet të rëndë.
“Prevalenca e mbipeshës tek burrat (6.7 për qind) ishte më e ulët se ajo e grave (12.1 për qind) në përgjithësi për të dy grupet. Tek burrat prevalenca ishte më e lartë tek ata të moshës 40 deri në 59 vjeç. Kurse tek gratë, prevalenca ishte më e lartë tek ato të moshës 20 deri në 39 vjeçe dhe 40 deri në 59 se sa tek ajo 60 vjeçe e më të vjetra”, thuhet ne raportin e CDC-së.
Një nga qëllimet më afatgjate të planit të CDC-së, “Healthy People 2030”, është t’u ndihmohet njerëzve që të konsumojnë ushqim më të shëndetshëm e të bëjnë aktivitet të mjaftueshëm fizik në mënyrë që të arrijnë dhe të mbajnë peshë më të shëndetshme trupore.
Plani “Healthy Poeple 2030” ka për qëllim uljen e normës së personave me mbipeshë, nën 38.6 për qind, deri në vitin 2030 dhe ka theksuar se problemi vetëm sa po bëhet më i madh.