Stano lë të kuptohet se BE s'mund të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë për Banjskën pa i kryer Kosova hetimet - Gazeta Express
string(105) "stano-le-te-kuptohet-se-be-smund-te-ndermarre-veprime-ndaj-serbise-per-banjsken-pa-i-kryer-kosova-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2024 13:48

Stano lë të kuptohet se BE s’mund të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë për Banjskën pa i kryer Kosova hetimet

Lajme

Gazeta Express

25/06/2024 13:48

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se për “të proceduar” me veprime për sulmin terrorist në Banjskë duhet të finalizohet raporti i hetimeve nga autoritetet e Kosovës.

“Hetimi duhet të përfundohet nga autoritetet e Kosovës. Kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë në krye të hetimit dhe të sigurojnë ose të ndajnë gjetjet e plota të hetimit dhe kjo s’ka ndodhur ende, prandaj nuk mund të procedojmë pa e pasë rezultatin e hetimeve”.

Lexo Edhe:

Stano tha se menjëherë pas sulmit e kanë bërë të qartë atë se çfarë BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia kur është në pyetje për “pjesëmarrjen e mundshme apo mbështetjen nga ana e Serbisë për këtë sulm të tmerrshëm”.

“Kjo është ose duhet të jetë subjekt i investimeve dhe të gjeturat, shpresojmë, të kenë në raportin final të hetimeve, që ende nuk është përfunduar akoma ose nuk është ndarë me ne së paku”./Express/