Statujave nëpër sheshet e Prishtinës u vendoset maska mbrojtëse - Gazeta Express
string(63) "statujave-neper-sheshet-e-prishtines-u-vendoset-maska-mbrojtese"

Gazeta Express

18/12/2019 22:20

Statujave nëpër sheshet e Prishtinës u vendoset maska mbrojtëse

Gazeta Express

18/12/2019 22:20

Në sheshet e Prishtinës është zhvilluar një aksion nga i cili kërkohet reflektim ndaj gjendjes së ajrit të ndotur.

Si rezultat busteve, shtatoreve të ngritura të personaliteteve të larta në vend si: Nëna Terezë, Madeleine Albright, Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti, iu vendosen maska mbrojtëse.

Ky veprim u bë nga disa të rinj, të cilët nuk kanë pranuar të identifikohen, megjithatë kërkohet që të merren masa ndaj cilësisë së ndotur të ajrit.

Që nga muaji nëntor i këtij viti, gjendja e ajrit është përkeqësuar mjaftë shumë.

Cilësia e ajrit momentalisht në Prishtinë është 212, shifër kjo e cila e rendit Prishtinën në vendin e katërt të qyteteve më të ndotura në botë.

Kjo nismë po mbulohet me hashtegun #NaHelMut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement