string(91) "statusi-i-fetah-veliut-qe-ngjalli-reagime-hapet-debat-i-madh-ne-favorit-mes-tij-dhe-morines"

Futboll

Gazeta Express

30/03/2025 22:44

Statusi i Fetah Veliut që ngjalli reagime, hapet debat i madh në “Favorit” mes tij dhe Morinës

Futboll

Gazeta Express

30/03/2025 22:44

Një postim i trajnerit Fetah Veliu lidhur me një emision të “Favoritit” ngjalli reagime të shumta.

Ai është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit”, teksa i dha mendimet e tij.

Lexo Edhe:

Veliu tha se trajnerët në Kosovë nuk po bëjnë punë të mirë, teksa u mungojnë edhe programet profesionale

“Ata nuk kanë qenë në fushën e futbollit profesionalisht për me dhënë njohuri, sepse ishte fjala për zhvillimin e futbollistëve të rinj. Kur jam kthyer nga Austria jam kyç në futboll. I kam dhënë vetes detyra se duhet t’i ndihmoj futbollit. Nga 2003 ne e kemi parë se çfarë ka mungesë. Edhe atëherë ka munguar infrastruktura, mirëpo më së shumti ndihmojnë strukturat, mungojnë pedagogët e futbollit, mungojnë programet profesionale. Le të më thonë personat brenda federatës se a ka ndonjë projekt për futbollin e Kosovës”, tha Veliu.

E kjo bëri që analistët Taulant Dajaku dhe trajneri Arbnor Morina të reagojnë.