Gazetare: Aurora Sallahu
Prej një dekade, Sevdije Agushi është stjuardesa që ka udhëtuar në qindra destinacione, por gjithmonë është kthyer te macja e saj “Ex”-i, shkruan ‘Canapé’.
Një aeroplan që për të është më shumë se një mjet transporti, është shtëpia dhe siguria e saj.
Për të, puna në ajër është më shumë se profesion, është stil jete i mbushur me ritëm, sakrifica dhe përjetime unike.
39-vjeçarja ka krijuar një lidhje të veçantë me jetën në lartësi, ku çdo udhëtim sjell emocione të reja, por edhe mungesën e njerëzve të dashur.
Përveç aeroplanëve, në jetën e saj një vend të rëndësishëm ka edhe macja, që e pret në shtëpi dhe i jep qetësinë që qielli nuk mund t’ia ofrojë. /GazetaExpress/T7/
Historinë e saj të jetës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.