Virusi është krijuar në laborator dhe më pas është bërë përpjekje për të fshehur të vërtetën duke thënë se erdhi nga lakuriqet e natës.
Një studim i publikuar së fundmi hartuar prej dy shkencëtarëve njëri britanik dhe tjetri norvegjez konfirmon dyshimin e hedhur që në fillim të pandemisë së Covid-19 mund të mos kishte origjinë natyrale nga bota e kafshëve.
Angus Dagleish dhe Birger Sorensen prej një viti kanë studiuar origjinën e koronavirusit dhe kanë arritur në përfundimin se ai nuk ka asnjë paraardhës natyral nga i cili mund të ketë rrjedhur virusi që njohim sot. Studimi është publikuar ekskluzivisht në Daily Mail thotë se gjithçka nisi nga një përpjekje e shkencëtarëve kinezë për të krijuar një koronavirus më ngjitës dhe për të parë se si ai do të sillej te njerëzit.
Thuhet se studimi kinez i Wuhanit ka zgjatur gati 5 vjet dhe madje ka marrë edhe një ndihmë prej 600 mijë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Ndihma u ndërpre gjatë presidencës së Barack Obamës. Daeglish dhe Sørensen kanë kërkuar edhe ndihmën e shkencëtarëve kinezë, por ata kanë refuzuar të bashkëpunojnë. Kohët e fundit ka një shtim të vëmendjes për të zbuluar origjinën e koronavirusit, gjë që ka shkaktuar përplasje të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...