Stuhia në Kosovë, KEDS mobilizon ekipet për të rikthyer gjendjen në normalitet - Gazeta Express
string(76) "stuhite-nekosovekeds-mobilizon-ekipet-per-te-rikthyer-gjendjen-ne-normalitet"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 18:57

Stuhia në Kosovë, KEDS mobilizon ekipet për të rikthyer gjendjen në normalitet

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 18:57

KEDS’s përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë mobilizuar ekipet për sot pasi meteorologët kanë paralajmëruar stuhi nëpër disa vende të Kosovës. Aktualisht një stuhi, e përcjell me erëra të forta, shi e zbrazje atmosferike, ka kapluar rajonin e Ferizajt, posaçërisht Kaçanikun e Shtërpcën, dhe rajonin e Gjilanit.

Si rrjedhojë, disa Dalje tashmë janë jashtë funksionit, ka njoftuar KEDS.

Lexo Edhe:

“Ekipe të shumta të KEDS-it tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për të rikthyer gjendjen në normalitet. Kërkojmë nga konsumatorët që kudo që ndodhin stuhi të tilla-erëra të forta të përcjella me shi, të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg aseteve energjetike”, thuhet në njoftimin e KEDS’s. /Gazeta Express