Suhareka ka shënuar fitore ndaj Malishevës, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë.
Dueli i zhvilluar në Suharekë u mbyll 2:1 për vendasit, në kuadër të javës së 26-të në Superligë.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 57, kur Eneid Kodra realizoi me kokë, pas harkimit nga Liridon Fetahaj.
E në minutën e 85-të, Mevlan Zeka shënoi për 2:0, duke e mbyllur çështjen e fituesit.
Krejt në fund, në minutën e dytë shtesë Drilon Hazrollaj e ngushtoi rezultatin, por tashmë ishte vonë për Malishevën që të bënte diç më shumë.
Me këtë triumf, Suhareka shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e shtatë, duke i ikur kështu edhe vendit të parafundit edhe pozitës së barazhit.
Në anën tjetër, Malisheva mbetet e treta me 41 pikë gjithsej, gjashtë më shumë se Gjilani në vendin e katërt.