Disa persona janë plagosur në mbrëmjen e së premtes gjatë një sulmi me thikë, në një zonë tregtare në Hagë, Holandë.
Lajmin, që e transmetojnë mediat ndërkombëtare, e ka konfirmuar policia holandeze.
Shërbimet emergjente të qytetit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia është duke e kërkuar një mashkull të dyshuar, të moshës ndërmjet 45 dhe 50 vjeçare.
Gjendja e të plagosurve tash për tash nuk dihet, e as motivi prapa sulmit.
Sulmi në Holandë ka ndodhur vetëm disa orë pasi një burrë ka therur me thikë disa persona në Londër.
Ky sulmues është vrarë më pas nga policia e Londrës, kanë bërë të ditur zyrtarët, të cilët rastin e therjeve e kanë cilësuar si akt terrorist.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...