string(92) "sulmi-me-granate-ne-mitrovice-kurti-serbia-ta-ndale-nxitjen-e-dhunes-para-se-te-humbin-jetet"

Sulmi me granatë në Mitrovicë, Kurti: Serbia ta ndalë nxitjen e dhunës para se të humbin jetët

Lajme

Gazeta Express

27/06/2023 11:56

Kryeministri Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmëshëm ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut. Ai i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ndërpresë nxitjet e dhunës “para se të ketë jetë të humbura”.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me dy granata dore, duke shkaktuar dëme te veturat afër. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërprerë nxitjet e dhunës para se të ketë jetë të humbura”, ka shkruar Kurti.

Lexo Edhe:

Për këtë sulm ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Atiq e cilësoi këtë sulm terrorist, teksa shtoi se institucionet do të “funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla”.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.

“Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Atiq në një postim në “Facebook”. /Express/