Sulmi me thikë në Holandë, nuk ka dyshime për terrorizëm - Gazeta Express
string(55) "sulmi-me-thike-ne-holande-nuk-ka-dyshime-per-terrorizem"

Gazeta Express

01/12/2019 23:55

Sulmi me thikë në Holandë, nuk ka dyshime për terrorizëm

Gazeta Express

01/12/2019 23:55

Policia holandeze tha të dielën se nuk ka prova që personi i cili është arrestuar nën dyshimin se goditi me thikë tre persona në Hagë kishte ndonjë motiv terrorist.

Tre adoleshentë u plagosën në incidentin e së premtes në mbrëmje në një rrugë me shumë dyqane dhe blerës të Hagës. Policia tha se kishte marrë në pyetje të dyshuarin, një 35-vjeçar i arrestuar të shtunën në një objekt për të pastrehët.

“Fillimisht nuk ka shenja që të tregojnë se ai kishte ndonjë motiv terrorist,” tha policia e Hagës në një deklaratë. “Se cili ishte motivi, kjo po hetohet,” thuhej në deklaratë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement