string(56) "sulmi-rus-ne-ukraine-vijne-reagime-nga-bashkimi-evropian"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 18:44

Sulmi rus në Ukrainë, vijnë reagime nga Bashkimi Evropian

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 18:44

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se sulmet janë një “kujtues i zymtë” se “Rusia ishte dhe mbetet agresore”. Ky ishte një “sulm barbar”, shton ajo, “u bë edhe më i poshtër pasi njerëzit u mblodhën paqësisht për të festuar të Dielën e Palmave”.

Kancelari në largim i Gjermanisë, Olaf Scholtz e quan sulmin “të tmerrshëm”, duke shtuar se ai tregon se “Rusia po vazhdon pamëshirshëm luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës”.

Lexo Edhe:

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dënon “sulmin e tmerrshëm dhe frikacak rus”.

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky i përshkruan liderët rusë si “vrasës”, duke e quajtur sulmin “të neveritshëm”.

BBC shkruan se ka pasur reagime gjithashtu nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, transmeton Gazeta Express.