string(78) "sulmohet-asamblisti-i-ldk-se-ne-viti-policia-thote-se-rasti-ndodhi-per-parking"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 15:14

Sulmohet asamblisti i LDK-së në Viti, Policia thotë se rasti ndodhi për parking

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 15:14

Një rast i sulmit ka ndodhur në Viti, ku viktimë ka qenë asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka.

Rastin e ka dënuar dega e LDK-së në Viti.

Lexo Edhe:

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes. I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në anën tjetër, ka deklaruar se rasti është inicuar sulm, i cili dyshohet se ndodhi për parking.