Super derbi Peja-Sigal Prishtina në aksion, kësaj radhe në Superligë - Gazeta Express
string(67) "super-derbi-peja-sigal-prishtina-ne-aksion-kesaj-radhe-ne-superlige"

Basketboll

Gazeta Express

13/12/2024 15:32

Super derbi Peja-Sigal Prishtina në aksion, kësaj radhe në Superligë

Basketboll

Gazeta Express

13/12/2024 15:32

Peja-Sigal Prishtina do të ndeshen sërish, kësaj radhe në javën e 12-të të Superligës.

Ky është derbi i tretë për një kohë të shkurtër, ku dy skuadrat me traditë u përballën dy herë për Kupë. Në çerekfinale të Kupës, shënuan nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, por bardhekaltrit kishin koshdallim më të mirë nga dy sfidat dhe kaluan në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me rivalen tjetër, Trepçën.

Në elitën e basketbollit, pejanët kanë pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prishtinasit gjashtë fitore e katër humbje.

Trepça – Proton Cable Prizreni po ashtu u përballën në çerekfinale të Kupës, ku mitrovicasit fituan dy ndeshjet dhe kaluan në gjysmëfinale. Takimi do të zhvillohet sërish në Prizren. Kampionët e Kosovës janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë tri fitore e tetë humbje.

Të dielën do të zhvillohet sfida shumë e rëndësishme ndërmjet Vëllaznimit dhe Borës. Kuqezinjtë kanë katër fitore e shtatë humbje, derisa prishtinasit dy fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante në Gjakovë.

Java e 12-të do të përmbyllet me takimin po ashtu mjaft interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore e tri humbje, prandaj do të jetë një luftë deri në fund për fitore.

Superliga-Java 12

E shtunë

17:00 Peja – Sigal Prishtina                   

19:00 Trepça – Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Vëllaznimi – Bora

19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Advertisement
Advertisement
Advertisement