string(36) "super-top-lista-e-ngjarjeve-kryesore"

Super Top Lista e ngjarjeve kryesore!

Arte

Gazeta Express

07/04/2025 10:47

Khu, çfarë super jave me super ngjarje prej Prishtinës, Gjilanit e Prizrenit deri në Tiranë e Durrës, ku mos mu shkund plakat? Ja një listë e re me ekspozita, shfaqje, filma, seminare e party t’çarta!

Eh, plakat po shkundën, ama edhe po na ftojnë me dal prej shpisë sepse kjo javë e prillit ka plot ngjarje tepër t’mira, me njerëz tepër t’mirë në vende tepër t’mira. Tepër, tepër mo… Ma s’pari e keni ekspozitën personale të Jetmir Idrizit me përvojat e tij underground prej rrugicave të Kosovës e të Berlinit në favellat braziliane, me fotografi që janë të mbushuna me jetë dhe pasion. Masnej e keni një duet ngjarjesh në Shqipni nga organizata e famshme Art Explora: hapja e projektit të artit kontemporan në ish-residencën e diktatorit Enver Hoxha dhe festivali artistik mesdhetar me ekspozita ne një anije në Durrës. Shkelzen Maliqi osht kurator i ekspozitës së piktorit të famshëm të ndjerë Daut Berisha në Hanin e Dy Robertëve, ndërsa galeria GOCAT në Tiranë po e ekspozon artistin Faton Kryeziu.

Lexo Edhe:

Në Prizren organizohet një seminar për marrëdhënien e qytetit me lumin nga organizata Lumbardhi. Në Gjilan, Fatos Berisha po sjellë premierë teatrale të shfaqjes së tij “God Bless America”, ndërsa në Prizren, Kino Lumbardhi po e mban një seminar interesant disaditor për marrëdhënien e qytetit me lum. Kino Armata në Prishtinë mysafir e ka regjisorin meksikan Tin Dirdamal me filma dhe punëtori. Mundeni edhe me kcy ton natën në Zone me super eventin SUNRISE, ose në Soma me Sgamo. 

E krejt në fund, po ju rekomandojmë edhe teshat e Kaonë, t’mira si për netët e gjata n’club edhe ditët e gjata n’festival. Ja pra. A ju thamë që kemi plot goodies për këtë Monday Marks!

Për listën e plotë, klikoni KËTU: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-7-prill