Superliga e basketbollit nuk ndalet, mesjava sjell ndeshje interesante - Gazeta Express
string(69) "superliga-e-basketbollit-nuk-ndalet-mesjava-sjell-ndeshje-interesante"

Basketboll

Gazeta Express

26/12/2023 14:44

Superliga e basketbollit nuk ndalet, mesjava sjell ndeshje interesante

Basketboll

Gazeta Express

26/12/2023 14:44

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten zhvillohet xhiroja e 15-të në Prince Caffe Superligë, që është e fundit për vitin 2023.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet vendit të fundit, Istogut dhe lideres Trepçës.

Istogasit kanë një fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kryesojnë me 12 fitore e dy humbje.

Takimi i dytë i së mërkurës zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.

Bardhekaltrit janë në formë të lartë me nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit renditen në vendin e gjashtë me pesë fitore e nëntë humbje.

Të enjten do të përballen Golden Eagle Ylli me Bashkimin.

Therandasit kanë tetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, andaj të dy skuadrat synojnë fitoren, që të kenë plasman sa më të mirë në garat e rregullta.

Peja – Vëllaznimi është sfida e fundit, që njëkohësisht pritet të jetë më interesantja e kësaj xhiro.

Kampionët e Kosovës janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e pestë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement