Superliga në basketboll vazhdon sot me dy përballje interesante - Gazeta Express
string(63) "superliga-ne-basketboll-vazhdon-sot-me-dy-perballje-interesante"

Basketboll

Gazeta Express

13/10/2024 10:27

Superliga në basketboll vazhdon sot me dy përballje interesante

Basketboll

Gazeta Express

13/10/2024 10:27

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera që i përkasin javës së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takim shumë interesant është ndërmjet Yllit dhe Bashkimit, shkruan Gazeta Express.

Therandasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje, katër fitore në katër ndeshje.

Xhiroja e pestë përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës.

Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dy humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement