Surprizat e pritjes së ëmbël, Sara Gjordeni ka një mesazh për fansat - Gazeta Express
string(67) "surprizat-e-pritjes-se-embel-sara-gjordeni-ka-nje-mesazh-per-fansat"

Surprizat e pritjes së ëmbël, Sara Gjordeni ka një mesazh për fansat

Rozë

Gazeta Express

29/06/2024 20:51

Ish-banoren e “Big Brother VIP3”, Sara Gjordeni, prej disa javësh e kemi parë çdo të diel në ekranin e Top Channel. Ajo është pjesë e jurisë së “She’s on Top” së bashku me Françeska Muratin.

Sara është mjaft e drejtpërdrejtë në gjykimin e vajzave konkurrente. Madje ajo që të gjithë kanë vënë re është fakti se Gjordani dhe Murati herë pas here kanë mendime të njëjta.

Lexo Edhe:

Duket se vajzat janë duke lënë pas hatërmbetjet që kanë patur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku kanë patur edhe përplasje të forta.

Mirëpo ditën e sotme, Sara ka bërë një lajmërim përmes një postimi në “Instastory”. Ajo tregon se nesër nuk do t’a shikoni në “She’s on Top”, pasi për të ka qenë e pamundur që të shkojë në xhirimet e fundit.

“Bebalusja ime byçlëvizur vendosi që të mos isha në xhirimet e fundit të She’s on Top, ndaj nuk do të më shihni nesër në puntatën e radhës”, ka shkruar Sara në postimin e saj.