string(76) "surprize-konfirmohen-dy-konkurrentet-e-pare-te-ferma-vip-i-njihni-shume-mire"

Surprizë! Konfirmohen dy konkurrentët e parë të “Ferma VIP”, i njihni shumë mirë

TV/Film

Gazeta Express

21/03/2025 22:22

Sezoni i dytë i “Ferma VIP” pritet të nisë javën e ardhshme, duke sjellë një kast të ri personazhesh që do të jetojnë dhe punojnë së bashku në kushte të veçanta.

Burime për “Anabel” bëjnë me dije se dy nga konkurrentët e parë të konfirmuar janë këngëtarët Enca Haxhiu dhe Fero.

Lexo Edhe:

Enca rikthehet në ekran pas një periudhe të gjatë larg muzikës dhe televizionit, ndërsa Fero hyn në garë pas një periudhe ndryshimesh të mëdha në jetën e tij. Të dy pritet të sjellin dinamika interesante në format.

Kujtojmë se fitues i edicionit të kaluar ishte Dijonis Biba.

Me afrimin e nisjes së spektaklit, priten surpriza të tjera në përbërjen e kastit.