Edhe pse ndajnë vetëm dy ditë nga finalja e madhe, një bisedë mes Gjestit dhe Rozanës sot ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Kjo pasi Gjesti i pyetur nga Rozana ka folur për Xhenetën.
Gjatë këtij diskutimi, Gjesti u shpreh qartë se nuk ka më asnjë lidhje me të dhe se nuk dëshiron të ketë kontakte me të as pas përfundimit të programit.
“Jo vetëm që s’dua me e pa, po as sytë s’dua me m’i pa më. Fare”, u shpreh Gjesti me vendosmëri.
Rozana përmendi mundësinë që Xheneta të kërkojë të takohet me të, por Gjesti ishte i prerë sërish në përgjigjje.
@elton_t2 Gjesti flet per xhaneten dhe diellzen#gjesti #egli #jozmaraku #TopChannel #meme #fyYYVVYYyyYYYYYYYYYy ♬ original sound – elton_t2
“Nuk ka kërkim këtu, pikë kërkimi nuk ka. Nuk mundet me pas kërkim”.
I pyetur nga Rozana për kohëzgjatjen e lidhjes së tyre, këngëtari u shpreh:
“Gati tre muaj. Edhe më vjen mirë shumë, faleminderit për çdo gjë që ka bërë. Ishalla ia çel rrugët Zoti. E ruajt Zoti. Ishalla është gjithë e lumtur. Nuk dua të kem punë me të”, përfundoi Gjesti. /Prive By Liberta Spahiu.