Emisioni sportiv “Favorit” në televizionin “T7” ishte mjaft i pasur mbrëmë duke trajtuar tema të ndryshme.
Njëra prej tyre ishte edhe ajo për Dritën, e cila po e sheh veten gjithnjë e më afër titullit të kampionit në Superligë, shkruan “Gazeta Express”.
VIDEO:
E derisa ishte duke u diskutuar për këtë temë, trajneri Tahir Lushtaku u ngrit në këmbë dhe ia uroi qysh tash titullin e kampionit të Kosovës tifozit të Dritës, Arbër Rama, të dy panelistë në “Favorit”.
E tifozi gjilanas ia ktheu trajnerit drenicas duke i thënë: “Urime inkuadrimi në Superligë”, duke aluduar në klubin e futbollit Drenica, që shihet si favorit për t’u inkuadruar në Superligë pasi prin në Grupin A të Ligës së Parë. /Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...