Tahiri: I lumtur që e vendosa flamurin e Kosovës në pozitën e 37-të në botë - Gazeta Express
string(74) "tahiri-i-lumtur-qe-e-vendosa-flamurin-e-kosoves-ne-poziten-e-37-te-ne-bote"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/02/2021 19:22

Tahiri: I lumtur që e vendosa flamurin e Kosovës në pozitën e 37-të në botë

Sporte tjera

Gazeta Express

19/02/2021 19:22

Skitari kosovar, Albin Tahiri ka përfunduar në vendin e 37-të në kampionatin botëror të skitarisë, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 3 minuta, 3 sekonda dhe 16 të qindtat, +25.91 nga pozita e parë.

Në lëshimin e parë Albini doli i 52-ti, ndërsa numrin rendor në lëshim e kishte 90.

Tahiri ishte i vetmi që përfaqësoi Kosovën në finale, në të cilën pjesëmarrës ishin 100 garues. Shkaku i vështirësive në shteg, 56 garues nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.

“Mendoj se ishte rezultat i mirë. Vendi 37 në kampionatin botëror nuk është i keq, por më duhet të shtojë se shtegu ishte shumë i vështirë, shumë akull, sidomos në fillim, ndërsa ky ishte kursi më i gjatë që kam bërë ndonjëherë. Në përgjithësi jam i lumtur që e përfundova garën dhe e vendosa flamurin e Kosovës në pozitën e 37-të në botë”, deklaroi 31-vjeçari për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Tahiri dhe Arbi Pupovci, i cili nuk u kualifikua në finalen e sllallomit të madh, do të garojnë nesër në kualifikimet për finalen e sllallomit, që mbahet të dielën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement