Talenti i vitit: Bardh Istrefi, shënuesi më i mirë i Evropianit - Gazeta Express
string(61) "talenti-i-vitit-bardh-istrefi-shenuesi-me-i-mire-i-evropianit"

Sport

Gazeta Express

03/01/2023 16:20

Talenti i vitit: Bardh Istrefi, shënuesi më i mirë i Evropianit

Sport

Gazeta Express

03/01/2023 16:20

Përfaqësueset e Kosovës te gjeneratat e reja gjatë verës së vitit 2022 kanë marrë pjesë në garat evropiane.

Basketbollisti i Kosovës U18, Bardh Istrefi është renditur i pari në bazë të pikëve të shënuar në Kampionatin Evropian për U18, Divizioni B, që është zhvilluar në Rumani, shkruan faqja zyrtare e FBK-së.

Istrefi ka arritur që në shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar për Përfaqësuesen e Kosovës të realizojë 156 pikë, me mesatare 22.3 pikë të shënuar për ndeshje.

Kosova U-18 e ka mbyllur Kampionatin me një fitore ndaj Qipros dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e 21-të. Bardh Istrefi gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësueses U20 dhe shihet si një basketbollist me të ardhme të ndritur. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement