Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka nisur të marrë këmbët te Juventusi, duke marrë më shumë minuta në ndeshjet e fundit.
Pas 19-të minutave në ndeshjen ndaj Sportingut të Lisbonës në mesjavë në Ligën e Kampionëve, ylli dardan luajti 26 minuta ndaj Torinos të shtunën mbrëma.
Ai u vlerësua me notën 7.3 në këtë ndeshje, duke treguar aftësitë e tij me topin.
Juventusi e ka shkëputur një sekuencë gjatë ndeshjes, kur Edon Zhegrova iku me lehtësi nga kundërshtari.
Këtë video, klubi italian e ka postuar në rrjetin social “Facebook”, me mbishkrimin “Talenti kosovar”.
Edon Zhegrova kaloi te Juventusi në fund të merkatos nga Lille, për shumën afër 20 milionë eurove.
Zhegrova është i ftuar te Kosova për dy ndeshjet jetike të nëntorit, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, të cilat luhen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026./GazetaExpress/